Ish-ambasadori Nesimi do ta padisë Maqedoninë

Maqedonia

Ish-ambasadori Nesimi do ta padisë Maqedoninë

Më: 4 maj 2021 Në ora: 14:45
Mahi Nesimi

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Kroaci, Mahi Nesimi sot në Gjykatën Civile të Shkupit parashtroi padi kundër Maqedonisë së Veriut për shkak se, siç thotë ai, është dëmtuar nga vendimi i Komisionit për Verifikimin e Fakteve.

Nesimi theksoi se me vendim të Gjykatës Administrative ai është i shpallur i pafajshëm dhe në bazë të kësaj aj ka parashtruar padi për dëmin e shkaktuar ndaj tij.

“Nuk dëshiroj të them asgjë, nuk dua të paragjukoj ashtu siç nuk kam thënë as gjatë 7-8 viteve në gjykimin në Gjykatën Administrative. Unë kërkova dëmshpërblim duke marrë parasysh se çfarë dëmi m’u shkaktua jo vetëm mua, por gjithë familjes”, tha Nesimi.

Ai shtoi se ka ardhur koha që Maqedonia të paguajë për këtë dhe se lustrimi i tij ka qenë politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat