Goditet nga vetura, humb jetën 73 vjeçari

Maqedonia

Goditet nga vetura, humb jetën 73 vjeçari

Më: 15 maj 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga policia, gjatë ditës së djeshme në ora 08:50 në SPB Tetovë është denoncuair se në bulevardin “Video Smilevski Bato” në Tetovë, një 73-vjeçar është shkelur nga një veturë, ku si pasojë ka humbur jetën.

“B.A.(35) duke ngasur veturë “Reno clio” me targa të Tetovs, ka goditur J.K.(73) nga Tetova.

Këmbësori i lënduar është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku u është dorëzuar lëndimeve”, thhuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas njoftimit, këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat