Shtrenjtimi i energjisë elektrike, paralajmërohen protesta në të gjithë Maqedoninë

Maqedonia

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, paralajmërohen protesta në të gjithë Maqedoninë

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Energjia elektrike nuk guxon të shtrenjtohet, janë të prera shoqatat civile. Një goditje e re e çmimeve në xhepat e qytetarëve, do të jetë shumë në kohë pandemie dhe nuk është e lejueshme, thonë aktivistët. Nevojiten masa dhe reforma sociale, jo rritje e çmimeve të energjisë siç u njoftua për periudhën në vazhdim. Nëse zëri i popullit nuk dëgjohet, paralajmërohen protesta masive.

Përdorimi i energjisë elektrike nuk duhet të jetë luks, por nevojë themelore e qytetarëve, thotë sindikalisti Marjan Risteski. Ai paralajmëron se nëse rritet çmimi i energjisë elektrike, një pjesë e madhe e familjeve do të kenë probleme me pagimin e këtij obligimi, duke shpjeguar se mijëra qytetarë kanë humbur punën periudhën e fundit. Bën thirrje të mendohet mirë para se të merret ndonjë vendim për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Të gjithë e mbajmë mend se si tani kompanitë që kërkonin rritje të çmimit të energjisë elektrike ishin financiarisht në periudhën paraprake. Kur kishin përfitime të mëdha financiare, harxhonin para, ë mos t’i përmend garniturat prej lëkure, punë jo- ekonomike. Ata menaxherë që janë në ato kompani, qeveria duhet të bëjë presion të vogël mbi ta për të punuar me përgjegjësi”, tha Marjan Risteski, sindikalist.

Ndërsa kompanitë energjetike tashmë i kanë kërkuar Komisionit Rregullator të Energjetikës ta rrisë çmimin e energjisë elektrike. Vendimi do të dihet në fund të qershorit. Opozitarja OBRM-PDUKM propozoi përmes ndryshimeve të Ligjit të ulet TVSH-ja e energjisë elektrike nga 18 në pesë për qind. Para fillimit të dimrit, KRRE-ja dhe Qeveria njoftuan se do ta rrisin përfshirjen e amvisërive që do të marrin ndihmë nga shteti për të dalë nga varfëria energjetike, por deri më tani nuk ka asgjë nga kjo. Rritja e vitit të kaluar në çmimin e energjisë elektrike u pasua nga protesta nga qytetarë të pakënaqur, por kjo nuk ndryshoi mendjen e autoriteteve për të hequr dorë nga çmimi i ri më i lartë i energjisë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat