Macron e mbështet fillimin e bisedimeve të Maqedonisë Veriore për në BE

Maqedonia

Macron e mbështet fillimin e bisedimeve të Maqedonisë Veriore për në BE

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 07:14
Konferenca per media

Presidenti francez, Emmanuel Macron mbajti dje një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Macron shprehu mbështetje të fuqishme për procesin e integrimit në BE të Maqedonisë së Veriut.

“Vendi juaj meriton t’i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian, pa anulim”, theksoi Macron në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zaev.

Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ndodhen në Paris për një vizitë pune me presidentin Emmanuel Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat