Bujar Osmani: Evropa pa Ballkanin Perëndimor nuk është e kompletuar

Maqedonia

Bujar Osmani: Evropa pa Ballkanin Perëndimor nuk është e kompletuar

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 15:32
Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, thekson se nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësimit në BE.

Siç thotë ai ky nuk është vetëm interes i Maqedonisë së Veriut, por edhe i Bashkimit Evropian pasi që pa Ballkanin Perëndimor Evropa nuk është e kompletuar.

“Qytetarët presin rezultat konkret. Pas 16 vite të statusit kandidat, pas 20 vite pritje për të filluar fazën tjetër jo për t’u anëtarësuar por për të filluar një fazë tjetër të bisedimeve, presin rezultate konkrete. Ne nuk kemi alternativë tjetër. Nuk kemi alternativë as nga marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore me Bullgarinë as nga perspektiva jonë evropiane.

Ne thjeshtë jemi në zemër të Evropës dhe ne nuk kemi ku shkojmë, përveç se të bëjmë përpjekje t’i bindim partnerët tanë evropian se nuk është ky vetëm interes i Maqedonisë së Veriut, por është interes i Bashkimit Evropian. Evropa pa Ballkanin Perëndimor nuk është e kompletuar”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat