Bulevardi në Komunën e Çairit me zgjidhje të përhershme, do të bëhet me 6 korsi

Maqedonia

Bulevardi në Komunën e Çairit me zgjidhje të përhershme, do të bëhet me 6 korsi

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 19:06
Visar Ganiu

Kryetarët e Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot paralajmëruan fillimin e procedurës për furnizime publike për rikonstruimin dhe ndërtimin e Bulevardit “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit.

Projekti parashikon një zgjidhje moderne për arterien kryesore të Komunës së Çairit me 6 korsi, nga 3 në secilin drejtim, trotuare, shtigje biçikletash, gjelbërim dhe ndriçim të ri përgjatë gjithë trasesë prej 1100 metrash.

Në këtë bulevard është planifikuar të kalojë edhe traseja e dytë e sistemit të autobusëve të shpejtë që do të qarkullojë nga Buteli përmes Çairit deri në Kisella Vodë.

Qëllimi i Projektit është përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve për jetesë të qytetarëve në Komunën e Çairit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat