“Rruga drejt Prespës”/ Zaev, Cipras dhe Ahmeti: Jemi shembull për të gjithë!

Maqedonia

“Rruga drejt Prespës”/ Zaev, Cipras dhe Ahmeti: Jemi shembull për të gjithë!

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 22:21
Ohër

Sonte në Ohër u shënua edhe hapja zyrtare e konferencës “Rruga drejt Prespës”.

Të pranishëm ishin figura të larta politike të vendit, rajonit, Evropës dhe SHBA-së.

Zaev, Cipras, Ahmeti dhe Xhaferri theksin e vendosën te rëndësia e Marrveshjes së Prespës si shembull pozitiv për të gjithë.

Kryeministri Zaev tha se jemi berë shembull bashkohorë.

“Ne u bëmë bartës të urtësisë, shkëlqyen sytë e të gjithëve, sot jemi partner, rritet ekonomia dhe investimet. Ne ua kemi borxh qytetarëve që t’ua zgjidhim problemet, ne jemi Evropa” tha Zaev mes tjerash.

Lideri i SYRIZËS dhe ish kryeministër grek, Aleksis Cipras, tha se 3 vite pas hapit të madh që e bëmë së bashku zgjidhëm një problem të madh mes dy vendeve, një hap që ishte mesazh pozitiv për të gjitha vendet.

“Ne si politikan progresiv e dimë shumë mirë se si është t’i largosh muret, dhe të ndërtosh mure të reja”, tha Cipras.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti theksin e vuri te takimi me Lajcak dhe rruga drejt BE-së.

“Zotëri Lajcak ju luta i thash ta mbulojmë vrimën e zezë në Evropë, Ballkani është Evropa atdheu i të parëve të Evropës, andaj duhet ta mbyllim vrimën e zezë sepse këtu në këtë vrimë të zezë i tërë krimi është i grumbulluar nga të gjitha vendet e Evropës”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Nga ana tjetër, kryeparlamentari Talat Xhaferri foli për momentet e errëta të cilat ndodhën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj se askush nga ne nuk duhet ta harroj momentin që ndodhën në parlamentin tonë si dy momente më të zymta të cilat mendoj se janë leksione i cili nuk do të përsëritet kurrë, sepse janë data që lanë njolla të pa lejueshme në rritjen, zhvillimin dhe maturinë demokratike në vend”, u shpreh kryeparlamentari Xhaferi.

Takimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme në forumin e Prespës për Dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat