Parashtrohen 1.000 amendamente, filloi debati për Ligjin për shtetësi

Maqedonia

Parashtrohen 1.000 amendamente, filloi debati për Ligjin për shtetësi

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Filloi debati në Komisionin për Çështje Evropiane për Propozim-ligjin për shtetësi. Kishte reagime të shumta, ndërsa situata u përkeqësua kur deputeti Zekir Ramçilloviq i dha kopje të personave pa shtetësi, deptuetes nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Marija Petrushevska.

Opozita maqedonase u përpoq që përmes vërejtjeve procedurale të anulojë fillimin e debatit me qëllim që të mos nisin afatet prej dy ditëve në komision. Vërejtja ma e madhe ishte se ligji nuk është evropian.

Ligji, sipas Aleancës për Shqiptarët, të cilët edhe e propozuan, zgjidh problemet e qytetarëve.

Pas vërejtjeve procedura, kryesuesi i komisionit, Arbër Ademi vendosi në rend ditë për votim. Në ligjin për shtetësi janë parashtruar 1.006 amendamente, prej të cilave 6 të OBRM-PDUKM-së janë refuzuar.

Debati në KÇE do të zgjasë tre ditë. Javën e ardhshme pritet propozimi të ndodhet para deputetëve për votim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat