Sipas LSDM-së, Mickoski me çdo kusht mbron organizatorët e 27 prillit

Maqedonia

Sipas LSDM-së, Mickoski me çdo kusht mbron organizatorët e 27 prillit

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 17:17
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “mbrojtja nervoze e OBRM-PDUKM-së për persoant që sot u dënuan si organizatorë të të enjtes së përgjakët vërteton edhe një herë se kjo parti nuk ka ndryshuar”.

“27 prilli, ngjarja e përgjakët ku merrte pjesë edhe Mickoski është data më e zezë në historinë e demokracisë së Maqedonisë, kur me urdhër të Gruevskit, një tufë dhunuesish u përpoqën të vrasin deputetë dhe gazetarë dhe të parandalojnë kalimin e pushtetit”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se me gjykimin e sotëm u përmbyll kapitulli më i turpshëm që nga pavarësia.

“Sa janë të mëdha hipotekat e Mickoskit që vazhdimisht mbron dhunuesit dhe kriminelët e dënuar. Sa është borxhi politik i OBRM-PDUKM-së që vazhdimisht është peng i politikave të Mickoskit. OBRM-PDUKM dhe Mickoski duhet të kuptojnë se përfundoi koha e gjyqësisë së pavarur dhe të kuptojnë se nuk do të arrijnë ta mbrojnë krimin dhe dhunën”, thonë nga kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat