Carovska: Për çdo skenar jemi të gatshëm

Maqedonia

Carovska: Për çdo skenar jemi të gatshëm

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 18:59
Milla Carovska

Ministrja e Arsimit Milla Carovska u shpreh e prerë se mësimi nga shtatori do të nisë në shkolla. Ajo tha se nuk ka nevojë për përhapje të panikut pasi do të veprojnë në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Në rast se përkeqësohet gjendja epidemiologjike, Carovska tha se shkollat janë të gatshme për zbatimin e tre skenarëve. Nga UNICEF vlerësojnë që në të mirë të nxënësve është që shkollat të mbeten të hapura sa më gjatë që është e mundur.

“Skenarët që nuk i dëshirojmë janë ai i dyti dhe i treti.

Ashtu siç rekomandojnë nga UNICEF dhe OECD dhe të gjitha shtetet që janë më të zhvilluara nga ne, prania fizike është më e dëshiruar, më e përshtatshme dhe ne jemi të gatshëm për këtë model të mësimit, në përputhje rekomandimet e Shtabit të Krizës dhe vendimit të Qeverisë”, deklaroi Milla Carovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat