21 vjeçari në mesin e të vdekurve nga Kovid-19 në Tetovë

Maqedonia

21 vjeçari në mesin e të vdekurve nga Kovid-19 në Tetovë

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Në mesin e gjashtë të vdekurve në 24 orët e fundit në Tetovë, gjendet edhe një 21 vjeçar, i cili, në qendrën Kovid të Tetovës ka arritur në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

“Sa i përket pacientëve të cilët kanë ndërruar jetë, fatkeqësisht njëri është i moshës 21 vjeçare, i cili është pranuar më 15 gusht në gjendje të rëndë në kovid-qendrën. Ne në konsultim me Shkupin, donim ta tansportonim atje, por familjarët refuzuan. Dy ditët e fundit pacienti ishte në vetilacion jo invaziv, ashtu që edhe ndërroi jetë. Në bazë të të dhënave zyrtare që kemi nuk ka ndonjë komorbiditet, edhe pse mjekët që e kanë kontrolluar mendojnë se mund të ketë pasur ndonjë sindrom, i cili nuk është identifikuar”, njoftoi dr. Gzim Nuredini.

Ai tha se në Tetovë ka akoma numër të lartëtëtë hospitalizuarve, gjegjësisht 123.

“Brenda 24 orëve kemi pasur 17 pranime të pacientëve, ndërsa të vdekur kemi pasur 6 pacient, prej tyre një i moshës 21 vjeçare. Sa i përket statusit vaksinal, me dozën e parë kemi 8 pacient të vaksinuar, ndërsa me dozën e dytë shtatë pacientë, kurse në kontrollet ambulantore akoma është numri i madh, kemi 188 pacient. Fatkeqësisht kemi ende numër të lartë të pacientëve, të cilët vinë kërkojnë ndihmë në spitalin tonë”, shtoi Nuredini.

Nuredini theksoi se virusi i kaplon edhe moshat e reja  dhe ka mjaft pacient të cilët  janë të moshës së re të cilët I kanë këto simptome të lehta por nuk paraqiten dhe nuk testohen.

“Unë para një jave e thash se çdo shtëpi ka nga një të infektuar, tani ne nuk e dimë a punohet për ndonjë variant të ri të virusit,, por shpresoj që mos të na përsëritet dhe të kemi  viktima të moshës ndër 30 ose 20 vjeçare, duhet të jemi shumë syçelë”, tha Nuredini.

Sipas Nuredinit gjendja është ende kritike dhe presin numër të pacientëve të rinj që do të hospitalizohen.

“Por ka edhe të dhëna sikur po zbutet situata, por ne nuk e themi këtë sepse kemi ende numër të madh të pacientëve në ambulantë që na vijnë çdo ditë. Në bazë të kësaj ne jemi ende të kujdesshëm. Nëse ne nuk fillojmë të disiplinohemi me masat të cilat duhet të merren sigurisht që kjo mund të zgjas edhe më tepër”, tha Nuredini.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat