​31 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​31 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme në Maqedoninë Veriore janë kryer 2778 testime të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre janë regjistruar 256 raste të reja.

Ndërsa numri i rasteve vazhdon të bjerë ai i viktimave vazhdon të mbetet i lartë.

Sot kanë ndërruar jetë 31 pacientë, ku viktima më e re është 18-vjeçar nga Gjevgjelia.

Në po të njëjtën periudhë janë shëruar edhe 545 pacientë. Raste aktive janë 13.631.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat