ESHS Maqedoni: Janë regjistruar mbi 618 mijë qytetarë

Maqedonia

ESHS Maqedoni: Janë regjistruar mbi 618 mijë qytetarë

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 10:56
ESHS Maqedoni: Janë regjistruar mbi 618 mijë qytetarë

Enti Shtetërorë për Statistika njofton se përfshi ditën e djeshme janë regjistruar gjithsej 618.120 qytetarë, 191.839 amvisëri dhe 257.099 banesa.

Ndërkaq nga diaspora deri më tani, përmes aplikacionit online janë regjistruar 192.827 persona. Regjistrimi i Popullsisë dhe Amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka nisur me pesë shtator ndërsa do të realizohet deri më 30 shtator.

Deri më 30 shtator do të mund të regjistrohet online edhe diaspora.

Ndërkaq qytetarët nga diaspora që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, do të mund të regjistrohen edhe nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, persona që i dinë të dhënat për personin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat