Në RMV do të aplikohet doza e tretë e vaksinës për disa kategori të qytetarëve

Maqedonia

Në RMV do të aplikohet doza e tretë e vaksinës për disa kategori të qytetarëve

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë Venko Filipçe, ka njoftuar se në Maqedoni do të aplikohet edhe doza e tretë e vaksinës.

Bëhet fjalë për vaksinën “Pfizer”, pa dallim cilat kanë qenë vaksinat e mëhershme me të cilët janë vaksinuar qytetarët.

Filipçe tha se rekomandimi për dozën e tretë është për qytetarët mbi 60-vjeç, punonjësit shëndetësor dhe për të gjithë pacientët me imunitet të komprometuar. Doza e tretë do të pranohet së paku gjashtë muaj pas pranimit të dozës së dytë.

Procesi do të fillojë të hënën, ndërsa qytetarët e këtyre kategorive nëpërmjet sistemit “Termini im” do të marrin SMS-porosi se mund ta pranojnë dozën e tretë të vaksinës.

“Sipas informacioneve, doza e tretë duhet të jetë nga prodhuesi Pfizer, ndërsa do të shohim më vonë si do të jenë rekomandimet”, tha Filipçe.

Ai gjithashtu njoftoi se nga Danimarka do të arrijë donacion prej 250 mijë vaksinave “Johnson”, të cilat kanë afat përdorimi deri në vitin 2023.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat