17 të vdekur nga CoVID-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

17 të vdekur nga CoVID-19 në Maqedoninë Veriore

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 3.425 teste të kryera janë regjistruar 336 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 169 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 222 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 17 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 189.887 raste, prej të cilëve 170.956 janë shëruar, 12.337 janë aktive, ndërsa 6.594 persona kanë ndërruar jetë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat