Tre të lënduar në një aksident në rrugën Ohër – Kërçovë

Maqedonia

Tre të lënduar në një aksident në rrugën Ohër – Kërçovë

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 09.10.2021 në ora 10:20 në rrugën Ohër – Kërçovë ka ndodhur aksident mes automjetit “Ford Escort”, me tabela të Kërçovës e drejtuar nga G.K (48) nga Kërçova dhe automjetit “Opel Meriva” me tabela të Shkupit e drejtuar nga B.S (62) nga Shkupi.

Në aksident, sipas njoftimit të MPB-së, janë lënduar shoferi B.S, ndërsa me lëndime trupore janë lënduar dy bashkëudhëtare B.S (22) dhe B.S (52) nga e njëjta veturë.

Lëndimet janë konstatuar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.

Ekipi i SPB Ohër ka kryer këqyerjen e vendit të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat