"Sot ose nesër do të takohem me Taravarin"

Maqedonia

"Sot ose nesër do të takohem me Taravarin"

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 13:21
Arjanit Hoxha

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha gjatë ditës së sotme ka deklaruar se ka vendosur kontakte me sekretarin gjeneral të ASh-së Arben Taravari.

Hoxha për gazetën “Lajm” ka shtuar se sot ose nesër pritet që të takohen me Taravarin, për të parë qëndrimet e koalicionit se a do ta mbështesin Bilall Kasamin kundër Teuta Arifit në rrethin e dytë për Tetovën.

“Me sekretarin gjeneral të ASh-së, sot brenda ditës eventualisht nesër do të realizojmë takim. Komunikimin e kemi vendosur dhe e kemi pasur rregullisht për nivele politike. Nuk dua të hyjë ne detaje për shkak se njëherë duhet t’i shohim pozicionin në të cilat ndodhemi.

Absolutisht është shumë e rëndësishme që të dihet edhe brenda koalicionit Aleanca dhe Alternativa cili është qëndrimi i tyre në këtë raport dhe absolutisht besoj se edhe ata duhet të thonë fjalën e tyre”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat