Në KSHZ janë dorëzuar 13 ankesa për zgjedhjet lokale

Maqedonia

Në KSHZ janë dorëzuar 13 ankesa për zgjedhjet lokale

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

13 ankesa në lidhje me procesin zgjedhor janë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

LSDM ka dorëzuar katër ankesa, OBRM-PDUKM tre, ndërsa koalicioni ASH-AAA kanë dorëzuar gjashtë ankesa.

OBRM-PDUKM gjithashtu ka dorëzuar dy ankesa që kanë të bëjnë me shkeljen e heshtjes zgjedhore.

KSHZ për këto ankesa do të caktojë seancë, në të cilën do t’i shqyrtojë dhe do të sjellë vendim për të njëjtat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat