Vazhdon fushata parazgjedhore në Kërçovë

Maqedonia

Vazhdon fushata parazgjedhore në Kërçovë

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 19:37
Ilustrim

Vazhdon fushata për rrethin e dytë në Kërçovë. Më 31 tetor në zgjedhjet lokale për këtë komunë do të përballen Fatmir Dehari i BDI-së dhe Aleksandër Jovanovski nga VMRO-DPMNE. Dehari ftoi mërgatën që të përcaktojnë fitoren, sepse siç tha ai përcaktimin e bënë shumica ndërsa shumicën në vend e përbën mërgata.

“Jo vetëm votat në kutitë tona por edhe votat në kutitë e kandidatëve tjerë në i vlerësuam si një kulturë e lartë si një garë elektorale, ku përcaktohet më i miri dhe këtë më shumicë votash ju e përcaktuat dhe do ta përcaktoni edhe më 31 tetor për të vazhduar me punë dhe projekte konkrete, siç janë dëshmi ata të së kaluarës, gjithashtu me dëshmi do të jenë edhe të ardhmes”, tha Dehari.

Kundërkandidati Jovanovski falënderoi qytetarët për votat që morri si dhe premtoi se do të punojë në të mirë të kërçovarëve duke zgjidhur disa probleme me të cilat përballen ata.

“Menjëherë do ta zgjidh problemin me qentë endacak, sepse kam projekt me ndërtim të financuar dhe në bashkëpunim me organizatën për mbrojtjen e kafshëve. Menjëherë do të realizoj ndërtimin e kanalizimit në fshatin Drugovë dhe Sërbajn si dhe në kanalizimin që rrjedh në Lumin Sushica, do të ndërtojë edhe rrjetin e kanalizimeve në ish Komunat Osllome dhe Zajaz”, tha Jovanovski.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 31 tetor në mbi 30 komuna të vendit, ku do të garojnë kandidatë që kanë marr më shumë vota në rrethin a parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat