Maqedonia me mbi tetë mijë raste aktive me coronavirus

Maqedonia

Maqedonia me mbi tetë mijë raste aktive me coronavirus

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Numri i rasteve të reja në ditë vazhdon të mbetet treshifror, ndërsa vetëm dje u regjistruarn 454 raste të reja. Momentalisht në Maqedoni ka mbi tetë mijë raste aktive.

Deri tani në Maqedoni janë bërë 1.407.769 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 206.077 raste.

Prej tyre 190.806 janë shëruar dhe 7.232 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 8.039.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, më së shumti raste ka në Shkup, Manastir, Kumanovë dhe Shtip.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat