Joveski: Testet e ADN-së do t’u dorëzohen sot autoriteteve bullgare të hetimit

Maqedonia

Joveski: Testet e ADN-së do t’u dorëzohen sot autoriteteve bullgare të hetimit

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 10:20
Lubomir Joveski

Sot në mesditë duhet të përfundojë analiza e ADN-së e mostrave të marra nga familjet e viktimave në aksidentin e rëndë të autobusit në Bullgari, të cilat po kryhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.

Prokuroria Publike pret që sot hetuesit nga Republika e Bullgarisë t’i marrin këto mostra dhe t’i bëjnë analizat”, deklaroi sot në mëngjes prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski në lidhjen online për televizionin bullgar “Bulgaria on Air”

Ndryshe, 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën, ndërsa shtatë persona të tjerë mbetën të lënduar.

Mes viktimave kanë qenë edhe 12 fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat