Të enjten pritet të mbërrijnë në Shkup kufomat e aksidentit tragjik

Maqedonia

Të enjten pritet të mbërrijnë në Shkup kufomat e aksidentit tragjik

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 19:16
Foto

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, bëri të ditur se të enjten, më 2 dhjetor, ëhstë planifikuar të arrijnë në Shkup kufomat e aksidentit të 23 nëntorit, që ndodhi në Bullgari.

“Pas komunikimit të sotëm me prokurorin bullgar Z. Sarafov kompetent për tragjedinë e 23 nëntorit në Sofje, dua të informoj se dorëzimi i kufomave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në këtë tragjedi nga instituti i mjekësisë ligjore në Sofje planifikohet për të enjten, 2 dhjetor 2021”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani përmes një postimi në Facebook, tha se transportimi i trupave të pajetë të tragjedisë do të bëhet përmes avionit.

“Qeveria bullgare u përgjigj pozitivisht kërkesës sonë që transporti të bëhet me avion të R. Bullgarisë deri në aeroport të Shkupit të njëjtën ditë ose të nesërmen, e premte 3 dhjetor, prej ku me protokoll shtetëror do dorëzohen familjarëve nëpër shtëpitë e tyre. Për detajet tjera mbetem në komunikim të drejtpërdrejtë me familjarët dhe opinioni do të informohet në kohë”, ka shkruar tutje ministri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat