Bekteshi: Do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

Maqedonia

Bekteshi: Do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 15:45
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se çmimi i rrymës elektrike nga 1 janari do të rritet por kjo rritje nuk do të jetë më shumë se 10%.

Ai sqaroi se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa shpallja e krizës ka qenë me të vetmin qëllim që të injektohen mjete në kapacitetet energjetike.

“Çmimi përfundimtar për amvisëritë dhe për konsumatorët mikro, nga një janari deri kah mesi i vitit të ardhshëm, kur edhe duhet të sillet vendim i ri, nuk do të jetë më shumë se 10%, e cila përkon me të gjitha analizat, projeksionet edhe nga ekspertë të ndryshëm edhe nga parti të ndryshme të cilat projeksionet e tyre i kishin mbi 30,40 e 50%”, tha Bekteshi.

Më herët edhe ministri Fatmir Besimi theksoi nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike

“Do të ketë ofertë të Elektranat e Maqedonisë së Veriut ndaj furnizuesit universal të energjisë elektrike e cila me siguri, nuk do të bëjnë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike”, tha Besimi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat