Zaev dorëzon në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit

Maqedonia

Zaev dorëzon në Kuvend dorëheqjen nga posti i kryeministrit

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 12:06
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ashtu siç dhe ishte paralajmëruar pritet që këtë të mërkurë të dorëzojë dorëheqjen e tij në Kuvend, menjëherë pas përfundimit të fjalimit tradicional vjetor para deputetëve të presidentit Stevo Pendarovski.

Zaev dorëheqjen e tij e ka paralajmëruar që në humbjen e zgjedhjeve të fundit lokale, ku ka hequr dorë edhe nga pozita udhëheqëse në LSDM.

Siç bëhet e ditur, lider i ri i LSDM-së u bë zëvendësministri aktual i Financave Dimitar Kovaçevski, i cili pritet të jetë edhe kryeministër për formimin e qeverisë së re.

Ndërkohë dhe një ditë më parë nga Tirana, ku ishte për takimin e “Open Ballkan” ka konfirmuar dorëheqjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat