Ekspertiza për aksidentin që mori 45 jetë ende nuk është gati

Maqedonia

Ekspertiza për aksidentin që mori 45 jetë ende nuk është gati

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 21:22
Aksidenti në Bullgari

Kanë kaluar më shumë se një muaj nga aksidenti i tmerrshëm në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të vendit tonë. Ekspertiza për shkaqet e aksidentit ende nuk ka dalë, ndërsa sipas paralajmërimeve të autoriteteve bullgare, raporti pritej të dilte sot më 25 dhjetor.

Në ndërkohë, në autostradën ku ndodhi aksidenti, janë bërë disa riparime. Siç bën me dije korrespodenti i MIA-s nga Sofja, në vendin e ngjarjes tashmë janë zëvendësuar mbrojtëset e vjetra rrugore me të reja, shenjat rrugore janë riparuar, kurse shpejtësia e lejuar maksimale mbetet 120 km në orë.

Gardhi mbrojtës midis mbylljes së korsisë së pushimit dhe korsisë aktive, në pjesën ku ka dalë dhe ka marrë flakë autobusi i Besa Transit, është zëvendësuar tërësisht me një të ri dhe më të lartë.

Po ashtu, një kurorë lulesh në kujtim të viktimave është vendosur në tabelën “32 km”.

Pas aksidentit më 23 nëntor, komunikacioni në korsinë për Dupnicë dhe Kullë ishte mbyllur për trafik, për shkak të veprimeve hetuese dhe për të bërë ekspertizë.

Agjencia për ndihmë rrugore në Bullgari, pas aksidentit ka kryer një anketë për atë pjesë të rrugës për të përcaktuar nëse shenjat, gardhi mbrojtës dhe shenjat horizontale në atë vend të aksidentit, janë në korniza të normave ligjore.

Në aksidentin tragjik që ndodhi në autostradën “Struma” në më 23 nëntor të këtij viti ndërruan jetë 45 persona, prej të cilëve 12 fëmijë, ndërsa shtatë u lënduan. Ata po ktheheshin nga udhëtimi turistik në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat