Katër qytete të Maqedonisë kanë ajër tejet të ndotur

Maqedonia

Katër qytete të Maqedonisë kanë ajër tejet të ndotur

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Sipas të dhënave nga stacionet matëse, sot në Tetovë, Gostivar, Veles dhe Kumanovë ajri është tejet i ndotur.

Ndërsa ajri në qytetet Kërçovë, Koçan, Kavadar, Strumicë, Gjevgjeli është mesatarisht i ndotur.

Shkupi është i ndotur prej ditësh, ndërsa në fuqi masa për transport publik falas.

Kryeqyteti ishte ndër qytetet më të ndotura në botë ditën e djeshme.

Në listën e ajrit vizuale sot Shkupi është në vendin e 30-të. Edhe kryeqytetet e tjera ballkanike janë të ndotura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat