Kallëzim penal kundër ish-drejtorit të AUV-së në Maqedoni

Maqedonia

Kallëzim penal kundër ish-drejtorit të AUV-së në Maqedoni

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Departamenti për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda ka ngritur kallëzim penal kundër Z.P.(41) nga Shkupi.

I emërtuar në raportin policor si ish-drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale shpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit”

“I raportuari në cilësinë e personit të autorizuar – Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në vitin 2016 ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, me çka është dëmtuar Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2016 me shumë prej 4.386.033 denarë”, thonë nga MPB.

Z.P. keqpërdorimin e ka kryer pasi i ka siguruar një kompanie nga Radovishi fitim kundërligjore në vlerë prej 7.534.497 denarë dhe përfitim të kundërligjshëm në vlerë prej 1.517.033 denarë në favor të një kompanie nga Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat