Mitsotakis: Edhe pse ka gabime, ne do ta respektojmë marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Mitsotakis: Edhe pse ka gabime, ne do ta respektojmë marrëveshjen e Prespës

Më: 14 janar 2022 Në ora: 12:31
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka thënë se marrëveshja e nënshkruar nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut për t’i dhënë fund kontestit 25 vjeçar mes dy vendeve, ka pasur gabime por të njejtën si kryeministër do ta respektojë.

“Prej fillimit të nënshkrimit unë mendoj se ka gabime në marrëveshje por ne duhet të respektojmë marrëveshjen pasi duam të rrisim ndikimin ekonomik dhe duam të rrisim ndikimin e fuqisë sonë energjetike në Ballkan dhe në Evropën lindore dhe qendrore.

Me respektimin e kësaj marrëveshje ne drejtohemi për të ardhme me bashkëpunim ekonomik ku mund të përfitojnë vendet e përfshira” ka thënë Kyriakos Mitsotakis.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka reaguar në lidhje me gabimin që u mendua se do të jetë marrëveshja, pasi e vlerëson veten si politikan serioz dhe të matur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat