OBRM-PDUKM: Kovaçevski ka një qeveri të nënshkruar nga Zaev

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Kovaçevski ka një qeveri të nënshkruar nga Zaev

Më: 16 janar 2022 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

“Legjitimiteti i qeverisë së Kovaçevskit ka humbur që në fillim. Pengu i Kovaçevskit u instalua nga mentori i tij Zoran Zaev. Ai është emëruar edhe në parti si përkrahës i Zaevit, i rrethuar me staf të vjetër dhe të rraskapitur dhe po shohim se edhe ai është rrëzuar në qeveri”, auzojnë nga OBRM-PDUKM.

Zaev, thonë nga atje, ia ka negociuar, Zaev ia ka përpiluar, Zaev ka miratuar qeverinë e tij, pengu Kovaçevski është vetëm ekzekutor. Prandaj qeveria e pengut Kovaçevski është qeveri e zaevizmit me gjithë kontinuitetin e krimit, korrupsionit dhe paaftësisë.

“Të njëjtët kuadro që e gjunjëzuan vendin, që shkatërruan ekonominë, që krijuan një krizë të paparë energjetike, që e bënë Maqedoninë vendin më të korruptuar në Evropë me njerëzit më të varfër dhe më të pakënaqur, të njëjtat kuadro nuk mund të jenë zgjidhje dhe e ardhmja.

Nëse shohim se në qeveri mbeten Spasovski, Nikollovski, Mariçiq, Bytiqi, Boçvarski dhe të gjithë kuadrot e BDI-së, është e qartë se me këtë qeveri Maqedonia do të zhytet në agoni edhe për disa muaj. Këta njerëz janë sinonim i paaftësisë që kanë qenë pjesë e ekipit të krimit të qeverisë së mëparshme Zaeviste”, shtojnë nga atje./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat