Mariçiq: Secili ka të drejtën të deklarohet se cilës bashkësi etnike i takon

Maqedonia

Mariçiq: Secili ka të drejtën të deklarohet se cilës bashkësi etnike i takon

Më: 18 janar 2022 Në ora: 23:07
Bojan Mariçiq

Zëvendësministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në emisionin “Top Tema” në Telma tha se secili ka të drejtën e tij të plotë të deklarohet se cilës bashkësi etnike i takon.

“Ekzistojnë konventa të shumta, parime dhe deklarata që i mbrojnë të drejtat e pakicave. Askujt nuk i hiqet e drejta të deklarohet ashtu siç dëshiron, dhe për këto çështje të hapura, madje edhe për pakicat do të bisedojmë me palën bullgare”, tha Mariçiq.

Ai shtoi se në amendamentin 36 të Kushtetutës thuhet se shteti nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të ndonjë shteti tjetër.

“Nëse në Bullgari ka persona që deklarohen si maqedonas, kjo është e drejtë e tyre dhe askush këtë nuk mund ta heq. Statusi i tyre varet nga rregullimi shtetëror në Bullgari dhe të drejtat që shteti bullgar i jep”, tha Mariçiq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat