Maqedonia Veriore/ Moti gjatë ditëve të ardhshme

Maqedonia

Maqedonia Veriore/ Moti gjatë ditëve të ardhshme

Më: 22 janar 2022 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Moti nesër do të jetë me vranësira, ftohtë de me erë ku temperatura minimale do të jetë nga -13 deri -3, ndërsa maksimalja nga -4 deri 3 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me vranësira, ftohtë dhe me erë ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 2 gradë celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë më i acartë dhe me erë të përforcuar në drejtim veriperëndimor. Temperaturat gjatë mëngjesit do të jenë deri në -10, ndërsa temperaturat ditore do të jenë nën 0 gradë celsius.

Për shkak të temperaturave të ulëta pritet shfaqja e gricave, ndërsa po ashtu pritet edhe borë, posaçërisht në pjesën veriore dhe perëndimore të vendit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat