Ushtria e Maqedonisë në mesin e dhjetë ushtrive më të dobëta në botë

Maqedonia

Ushtria e Maqedonisë në mesin e dhjetë ushtrive më të dobëta në botë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 10:50
Ushtria e Maqedonisë

Raporti i fundit i “Global Firepower” tregon se Ushtria e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 134, nga gjithsej 140 shtete të botës.

Indeksi i “Global Firepower” (uebfaqe e statistikave) i radhit ushtritë e 140 vendeve të botës çdo vit. Ndërsa edhe në rezultatet e vitit 2022, të cilat bazohen në shumë faktor lidhur me mbrojtjen dhe ofensivën e ushtrive, Ushtria e RMV-së është në dhjetë ushtritë më të dobëta në botë.

Sipas të dhënave, Serbia ka ushtrinë më të fuqishme nga vendet e ish-Jugosllavisë, si një vit më parë, dhe është para Kroacisë për nga fuqia e ushtrisë.

Serbia në vitin 2022 renditet e 61-ta nga 140 shtete, ndërsa Kroacia është një vend pas, në vendin e 62-të.

Fakt është se Serbia në vitet e fundit po armatoset intensivisht dhe po rrit buxhetin ushtarak me 40% në vit, thekson gazeta kroate, duke theksuar se në vitin 2017, Kroacia ishte e 68-ta dhe Serbia e 89-ta.

Nga vendet e ish-Jugosllavisë, pas Serbisë dhe Kroacisë, renditet Sllovenia për nga fuqia ushtarake, në vendin e 86-të, BeH në vendin e 123-të, ndërsa Mali i Zi nuk është fare në këtë listë, megjithëse ka ushtri.

Deri tani ushtria më e fuqishme në Ballkan është e Greqisë, e cila renditet e 27-ta në botë, Bullgaria renditet e 67-ta ndërsa Shqipëria renditet e 115-ta.

Sipas kësaj liste, vendi me ushtrinë në botë është SHBA, e pasuar nga Rusia, Kina, India dhe Japonia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat