Kovaçevski – Geer: Për t’u përshëndetur është energjia e re për bashkëpunim me Bullgarinë

Maqedonia

Kovaçevski – Geer: Për t’u përshëndetur është energjia e re për bashkëpunim me Bullgarinë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 19:18
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në kabinetin e tij u takua me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, ambasadorin David Geer, të cilin e falënderoi për mbështetjen dhe mundësinë që të njoftohet me përfaqësues të institucioneve të BE-së në procesin refromues.

Sipas njoftimi të qeverisë, Kovaçevski theksoi se prioritetet e qeverisë së re mbeten eurointegrimet si dhe ndërmarrja e masave për të zgjidhur krizën shëndetësore dhe energjetike.

“Ambasadori Geer uroi kryeministrin Kovaçevski për zgjedhjen e tij në krye të funskionit duke vlerësuar pozitivisht hapat aktuale që i ka ndërmarrë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në takim po ashtu u tha se vazhdojnë proceset reformuese dhe dinamizmi i tyre posaçërisht në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit si dhe politikat e Agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat