Paga minimale nuk mund të rritet para muajit prill

Maqedonia

Paga minimale nuk mund të rritet para muajit prill

Më: 26 janar 2022 Në ora: 21:53
Jovana Trençevska

Paga minimale nuk mund të rritet para prillit. Nevojiten konsultime dhe negociata me palët e interesuara.
Ministrja e re e punës dhe politikës sociale, Jovana Trençevska në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat që do të transmetohet sonte në ora 22:00, theksoi se punëtorët tani në shkurt nuk mund të marrin pagë minimale prej 300 eurove.

Negociatat mes Këshillit ekonomik dhe social, i cili përfshin sindikatat, punëdhënësit dhe Qeverinë, do të nisin në mars. Një gjë është e sigurt– paga minimale do të rritet për minimum 3000 denarë.

“Do të arrijmë në zgjidhjen më të favorshme që është edhe për punëtorët edhe për punëdhënësit, sigurisht që punëdhënësit duhet të kenë parasysh punën e punëtorëve, duhet të kenë parasysh gjendjen ekonomike dhe rritjen e çmimeve në treg.

Shpresoj se do të arrijmë zgjidhje të favorshme dhe më të përshtatshme respektivisht rritje të pagës minimale prej 18 mijë denarëve”, deklaroi Jovana Trençevska- Ministre e punës dhe politikës sociale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat