Burgu i Idrizovës jep detaje për vdekjen e Rexhail Qerimit

Maqedonia

Burgu i Idrizovës jep detaje për vdekjen e Rexhail Qerimit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 14:27
Rexhail Qerimi

Nga Burgu i Idrizovës kanë dhënë detaje nga vdekja e Rexhail Qerimit, i dënuar për rastin “Alfa”.

Nga ky institucion njoftojnë se gjendja e të burgosurit është përkeqësuar mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 23:40, pas çka është nisur për në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndërsa gjatë rrugës ka ndërruar jetë, respektivisht vdekja e tij është konstatuar rreth orës 00:10.

“Një grup më i madh i të burgosurve nga krahu 9 kërkuan ndihmë nga polici i burgut. I burgosuri Rexhail Qerimi i është keqësuar gjendja duke bërë dush, i cili kishte rënë mbi lavaman, në hapësirat ku po qëndronte”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Nga Burgu i Idrizovës thonë se menjëherë është thirrur ndihma e shpejtë, mirëpo për shkaka të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, e kanë nisur transportin e tij drejt spitalit me veturë zyrtare, pas çka janë takuar me automjetin e ndihmës së shpejtë.

“I burgosuri menjëherë ka qenë i dërguar me veturë zyrtare në spitalin Nënë Tereza në Shkup, dhe diku nga lagjja “Goce Dellçev” janë takuar me personelin mjekësorë të ndihmës së shpejtë, pas çka i është ofruar ndihmë shëndetësore dhe reanimacion, që ishte pa sukses”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Burgut të Idrizovës, ku shtohet se vdekja është konstatruar nga mjekja Frosina Mledenovska.

Nga burgu i Idrizovës thonë se i burgosuri Rexhail Qerimi nuk ka pasur sëmundje kronike, ndërkaq theksojnë se autoritetet i kanë siguruar kontrollet e nevojshme shëndetësore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat