Kërkohej nga Interpoli i Gjermanisë, turku arrestohet në Aeroportin e Shkupit

Maqedonia

Kërkohej nga Interpoli i Gjermanisë, turku arrestohet në Aeroportin e Shkupit

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupi ka arrestuar E.A. nga Turqia.

Për shkak se i njëjti kërkohej me fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli i Gjermanisë.

Ai u arrestua për larje parash, për çfarë është dënuar me 10 vjet burg.

“Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar në koordinim me Prokurorinë Publike ndërmerr masa dhe aktivitete për procedurë të mëtutjeshme”, qëndron më tej në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat