71% e qytetarëve të Maqedonisë janë kundër kërkesave bullgare për rishikim të historisë

Maqedonia

71% e qytetarëve të Maqedonisë janë kundër kërkesave bullgare për rishikim të historisë

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Dy të tretat ose më shumica e të anketuarve mendojnë se Maqedonia e Veriut nuk duhet të dorëzohet përball kërkesave bullgare në lidhje me rishikimin e historisë (71%), kërkesën e gjuhës (79%) dhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut (65.4%). tregojnë rezultatet nga anketa për perceptimet e BE-së, e cila rezultoi në dy punime kërkimore “Analiza e opinionit publik mbi procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian (2014 – 2021)” dhe “Nga lavdërimet dhe zhgënjimet: 2021 Analiza e opinionit publik për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, i realizuar nga Instituti për Demokraci me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer.

Në përfundimet e analizës thuhet se kërkesat e imponuara bullgare për heqjen e vetos përcaktojnë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

Rezultatet e analizës tregojnë gjithashtu se një pjesë e madhe e qytetarëve nuk duan t’i pranojnë kërkesat bullgare, edhe nëse kjo nënkupton zhbllokimin e procesit të integrimit evropian.

Lidhja më e fortë ndëretnike ekziston në aspektin gjuhësor. Maqedonasit (86,8%) dhe shqiptarët (61,4%) nuk do ta mbështesin miratimin e kësaj kërkese bullgare, tregon analiza.

Në vitin 2021, 68% e popullsisë së vendit mbështeti idenë e anëtarësimit në BE. Një e treta besojnë se Maqedonia e Veriut nuk do të bëhet kurrë anëtare e Bashkimit Evropian, dhe një e treta kanë pritshmëri joreale se vendi mund të pranohet në klubin evropian në 5 vitet e ardhshme.

Sipas analizës 53% e të anketuarve nuk e shohin Unionin Euroaziatik si një alternativë ndaj BE-së./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat