MPB zbulon lëndë narkotike dhe disa të mitur në një objekt në Manastir

Maqedonia

MPB zbulon lëndë narkotike dhe disa të mitur në një objekt në Manastir

Më: 6 mars 2022 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

MPB njofton se dje kanë mbyllur një objekt në të cilin janë konstatuar parregullësi dhe janë kapur disa të mitur.

“Me datë 05.06.03.2022 në periudhën kohore nga ora 23:30 deri në ora 01:30, sipas planit të përgatitur paraprakisht nga punonjësit policor të Komisariatit të Policisë për Juridiksion të Përgjithshëm Manastir dhe Departamentit për Çështje Kriminale Manastir në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, është bërë kontroll në objektin që ndodhet në pjesën industriale të Manastirit, në një sallë, të marrë me qira për organizimin e një manifestimi muzikor.

Gjatë kontrollit, pesë të mitur janë konstatuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa është ndaluar I. P. (18) nga Prilepi për shkak se iu gjet marihuanë dhe ekstaz.

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka konstatuar parregullsi, ndërsa objekti është mbyllur dhe pas raportimit të rastit do të vijojnë raportet përkatëse”, njoftojnë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat