Qeveria e Maqedonisë tërheq Propozim-ligjin për evidencë personale

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë tërheq Propozim-ligjin për evidencë personale

Më: 22 mars 2022 Në ora: 19:58
Qeveria e Republikës së Maqedonisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut në mbledhjen e sotme të 32-të miratoi vendim për të tërhequr propozimin e Ligjit për evidencë personale nga iniciativa e ngritur parlamentare për ndryshime dhe plotësime.

Ky vendim është miratuar për shkak të harmonizimit shtesë me Ligjin për evidencë personale me sistemin e reformuar të regjistrimit të fëmijëve të sapolindur duke pasur parasysh faktin se dispozitat ligjore janë të vjetruara dhe nuk korrespondojnë me gjendjen reale me të cilën përballet sistemi ynë juridik”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Nga ana tjetër, sipas qeverisë, zgjidhja ligjore është e vjetërsuar për sa i përket personave të paregjistruar dhe i njëjti duhet të harmonizohet në mënyrë shtesë me Ligjin për personat e paregjistruar në librin amzë të të lindurve i cili është miratuar në vitin 2020.

Ata shtojnë se zgjidhja ligjore me të cilën rregullohet sistemi i evidencës në libra amzë të të lindurve, martesave dhe vdekjeve duhet të harmonizohet me procesin e digjitalizimit dhe ndërveprueshmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat