Zhytësit nga vendi dhe rajoni në aksion për pastrimin e Liqenit të Ohrit

Maqedonia

Zhytësit nga vendi dhe rajoni në aksion për pastrimin e Liqenit të Ohrit

Më: 27 mars 2022 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Liqeni i Ohrit është plot me mbeturina, siç u dëshmua nga sasitë e mëdha të mbeturinave që u grumbulluan gjatë aksionit të fundit, i cili u zhvillua në pjesën e Strugës, respektivisht në burimet afër fshatit Kalishtë, në thellësi prej pesë deri në shtatë metra, shkruan Alsat.

“Ka papastërti. Kemi hasur edhe në mina. Në këtë drejtim mund të gjeni shishe plastike, shishe qelqi, kanaçe, najlon, litarë, rrjete. Gjatë këtij aksioni janë nxjerrë shtatë apo tetë thasë me mbeturina. Gomat i lamë për herën tjetër kur të jetë më ngrohtë. Si duket kjo pjesë është më e pastër se pjesa e Ohrit”, tha një zhytës nga klubi Pena -Tetova.

Përveç zhytësve nga Maqedonisë, liqenin e pastruan edhe zhytës nga Kroacia dhe Kosova.

“Është e vështirë të mësosh njerëzit dhe turistët që të mos hedhin mbeturina në liqen, gjë që ndikon negativisht në ekosistem. Gjithçka është në kokën e njerëzve që vijnë këtu dhe si mendojnë ata. Ka shumë më tepër mbeturina në Adriatik sepse atje ka shumë më shumë turistë. Shumë mbeturina vijnë edhe nga drejtimi i Shqipërisë dhe Detit Mesdhe”, u shpreh Drazhen Ivankoviq-zhytës nga Kroacia .

Në vitet e kaluara në disa aksione të ndara nga liqeni u nxorën mbeturina nga më të ndryshmet, aparate elektrike, kolltukë, shporetë, divane, frigoriferë, plastikë, mbeturina ndërtimi, rrjeta peshkimi të ngatërruara. Një pjesë e mirë e mbeturinave vjen nga përrenjtë e lumenjve që derdhen në liqen. Zhytësit shpesh janë dëshmitarë të peshqve të ngordhur si rezultat i sjelljes së pandërgjegjshme të njerëzve. Nga klubi zhytës Pena planifikojnë që këtë vit të realizojnë edhe disa aksione për pastrimin e Ohrit dhe liqeneve tjera në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat