Regjistrohen 196 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 196 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 3 prill 2022 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.067 teste, ndërsa janë regjistruar 196 raste të reja me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 38 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 23 persona të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara është regjistruar një viktima nga coronavirusi Manastir (81).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 306.670, numri i të shëruarve 295.457, numri i të vdekurve 9.228 dhe rastet aktive 1.985.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat