Elmi Aziri: ASH ka agjendë për heqjen e “20%-shit nga Kushtetuta”

Maqedonia

Elmi Aziri: ASH ka agjendë për heqjen e “20%-shit nga Kushtetuta”

Më: 13 prill 2022 Në ora: 18:21
Elmi Aziri

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri tha se ASh ka agjendën e saj politike rreth heqjes së 20% nga Kushtetuta si term dhe se në bazë të saj do të veprojë.

Ai shtoi se ku do të shohin se ka gatishmëri për ndryshime kushtetuese atëherë do të ndërmarrin hapa konkret.

“Në momentin që ne kemi sinjale dhe vlerësojmë se kemi gatishmëri edhe nga subjektet tjera jo vetëm në formë deklarative për të bërë një gjë të tillë sigurisht se ne do të ndërmarrim hapa”.

“Besoj se do të duhet të trajtohet çështja me seriozitet maksimal për shkak se ka të bëj me një ofendim të paparë të një kategorie shumë të madhe të qytetarëve siç janë shqiptarët e Maqedonisë se Veriut dhe ne nuk duhet të jemi objekt dhe nuk duhet t të futemi në vallen e kujtdo tjetër”, tha Aziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat