MPB: 125 gjoba për kundërvajtje në Shkup, 29 për vozitje të shpejtë

Maqedonia

MPB: 125 gjoba për kundërvajtje në Shkup, 29 për vozitje të shpejtë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni informon se dje (13.04.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në trafik.

Siç thonë nga MPB, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 gjoba, nga të cilat 29 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, nëntë për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 25 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

“Janë shqiptuar tri masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, katër sanksione për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq), tri masa për automjete të paregjistruara.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat