Gjatë muaji shkurt janë dhënë 250 leje për ndërtim në Maqedoni

Maqedonia

Gjatë muaji shkurt janë dhënë 250 leje për ndërtim në Maqedoni

Më: 16 prill 2022 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Në shkurt të këtij viti në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 250 leje për ndërtim, që është për 27.7% më pak në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar.

Më së shumti leje ndërtimi ka rajoni i Shkupit me 85 dhe më pas vjen Pollogu me 53 dhe rajoni juglindor me 38.

Sipas të dhënave të ESHS-së, në Gostivar në shkurt janë dhënë 14 leje për ndërtime që është numri më i madh në rajonin e Pollogut. Më pas vjen Bërvenica me 10, Bogovina me 9 dhe Zhelina 7.

Sipas vlera e objekteve kap shifrën prej 2.863.961.000 denarë, ose 39.7% më pak se vitin e kaluar në po të njëjtin muaj.

Nga gjithsej 250 leje për ndërtim, 138 janë leje për objekte të larta, 29 objekte të ulëta dhe 83 objekte pa rekonstruktim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat