“Nisma “Ballkani i Hapur” mbetet i hapur edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën”

Maqedonia

“Nisma “Ballkani i Hapur” mbetet i hapur edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën”

Më: 26 prill 2022 Në ora: 20:46
Ilustrim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot kishte takim online me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ku u diskutua për hapat e ardhshët të përbashkët dhe për Ballkanin e Hapur.

Sipas njoftimit të qeverisë, tre liderët janë dakorduar që Samiti i ardhshëm i Ballkanit të Hapur të mbahet në gjysmën e parë të muajit qershor në Ohër, ndërsa në fillim të shtatorit, bashkërisht do të organizojnë Panair të madh turistik për venë dhe ushqim në Serbi nga ku prodhuesit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia do të kenë mundësi t’i prezantojnë prodhimet e tyre.

Në Samitin e Ohrit, sipas njoftimit të qeverisë, do të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme dhe memorandume për bashkëpunim në sferën e kulturës, turizmit dhe ekonomisë.

“Në takimin e sotëm u theksua se Ballkani i Hapur mbetet i hapur për Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën”, thuhet në fund të njoftimit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat