Zgjerohet hetimi i policëve që morën mito në Bllacë

Maqedonia

Zgjerohet hetimi i policëve që morën mito në Bllacë

Më: 9 maj 2022 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski, konfirmon se MPB-ja ka elemente për zgjerimin e hetimeve për mitmarrje të policëve, për të kaluar kufirin në Bllacë.

Por, ai nuk tha se për sa persona do të zgjerohej përfundimisht hetimi.

Spasovski tha se dy policët tashmë janë suspenduar nga puna dhe ndaj tyre përveç procedurës penale po zhvillohet edhe procedura disiplinore.

“Ne jemi duke punuar në këtë rast, ndaj kur të jenë gati të gjitha informacionet për t’u bërë publike, do ta bëjmë këtë. – Dhe a marrin paga policët tani? “Ata aktualisht janë të suspenduar nga puna, është planifikuar të merret një pjesë e pagës në periudhën deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Prokuroria nuk thotë nëse lista e policëve të dyshuar për marrje mitë do të zgjerohet.

“Në rastin për të cilin jeni duke u interesuar, prokurori kompetent është duke vepruar në mënyrë aktive, dhe në kuadër të kompetencave të tij mbledh provat e nevojshme për zbardhjen e rastit. Më shumë detaje nuk mund të ndahen për momentin”, thonë nga Prokuroria.

Udhëheqësi i turnit në pikën kufitare Bllacë, Elham Shkreta dhe një polic tjetër morën kallëzim penal për mitmarrje. Rasti u zbulua nga një transportues i cili filmoi me pajisje televizive, dhe më pas gjithçka u transmetua në televizionet në Shqipëri. Pasagjerit i ishin kërkuar rregullisht para, zakonisht 20 euro për pasagjer, për të kaluar kufirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat