Kovaçevski: Me të rinjtë krijojmë politika për zhvillimin e vendit

Maqedonia

Kovaçevski: Me të rinjtë krijojmë politika për zhvillimin e vendit

Më: 12 maj 2022 Në ora: 17:51
Dimitar Kovaçevski

Kryeminsitri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot ua dorëzoi Qeverinë të rinjve me pjesëmarrjen në aktivitetin final “Të rinjtë marrin përsipër Qeverinë”, pjesë e konferencës rajonale rinore “ThinkForward: Youth Action NOW”, organizuar nga Delegacioni i BE-së në kuadër të programi i Vitit Evropian të Rinisë.

Manifestimin në të cilin folësit e rinj prezantuan qëndrimet e tyre për disa tema kyçe e përshëndeti ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer.

Blendi Hodai para kryeministrit Kovaçevski dhe anëtarëve të Qeverisë foli për temën e bashkëpunimit dhe pajtimit rajonal, Mimoza Serafimovska foli për shëndetin mendor të të rinjve dhe Marija Burgieva për ndryshimet klimatike dhe përgjigjen e gjelbër të BE-së.

Ata theksuan nevojën për të dëgjuar zërin e tyre dhe nevojën për të qenë më të integruar në vendimmarrje në institucione.

Kovaçevski u bëri thirrje dhe inkurajoi të rinjtë që të ndërmarrin veprime dhe t’i realizojnë idetë e tyre, ndërsa Qeveria do të përpiqet të krijojë klimë sa më të favorshme për arritjen e ambicieve të tyre, duke përfshirë zbatimin e shpejtë të proceseve integruese në BE aty ku i takon e ardhmja e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat