Kryeministrja serbe nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Kryeministrja serbe nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Më: 17 maj 2022 Në ora: 14:55
Ana Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, nesër do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, njofton AIM.

Ajo do të realizojë takim me homologun e saj në Maqedoninë e Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Nga qeveria serbe njoftojnë se pas takimit, Brnabiq dhe Kovaçevski do të marrin pjesë në panelin “Ndërtimi i të ardhmes me prosperitet:

Roli i bashkëpunimit rajonal”, që do të mbahet në kuadër të Samitit “Maqedonia 2025”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat