Shaqiri: Një pjesë e mësimdhënësve e kanë mirëpritur marrëveshjen me SASHK-un

Maqedonia

Shaqiri: Një pjesë e mësimdhënësve e kanë mirëpritur marrëveshjen me SASHK-un

Më: 18 maj 2022 Në ora: 22:22
Ministri i Arsimit dhe Shkencës të RMV-së, Jeton Shaqiri

Ministri i Arsimit dhe Shkencës të RMV-së, Jeton Shaqiri, beson se procesi i negociatave me SASHK-në ka përfunduar dhe se është arritur një marrëveshje përfundimtare.

“Ajo që po them është se rekomandimet e ndërmjetësuesit janë pranuar dhe para një ore janë nënshkruar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës mes nesh dhe SASHK-ut. Mendoj se secili nga mësuesit dhe profesorët e kanë përfituar nga procesi. Kemi fituar në paga, marrëveshje kolektive dhe mendoj se nga ana e të gjitha trupave dhe organeve brenda SASHK-ut kjo duhet të pranohet.

Sipas informacioneve të mia nga shkollat ​​fillore dhe të mesme, një pjesë e stafit arsimor e kanë pranuar dhe mirëpritur marrëveshjen e arritur”, njofton Shaqiri për “Sitel”.

Sipas tij, të gjithë duhet ta mirëpresim vendimin, qoftë qeveria apo opozita.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat