Profesorët e UKM-së në Shkup sërish paralajmërojnë protestë për rritje të pagave

Maqedonia

Profesorët e UKM-së në Shkup sërish paralajmërojnë protestë për rritje të pagave

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Përkundër protestës paralajmëruese të Sindikatës së Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” të Shkupit, Qeveria nuk iu përgjigj kërkesave të punëtorëve për rritje të pagave dhe nënshkrim të marrëveshjes kolektive individuale në nivel të punëdhënësit-UKM.

Përkundër deklaratave të përfaqësuesve të Qeverisë për gatishmëri për dialog me Sindikatat e UKM-së, edhe pas një jave nuk ka thirrje për takim.

Sindikatat edhe me një shkresë tjetër kërkojnë që kërkesat të rishqyrtohen dhe shteti të tregojë gatishmërinë e tij për të ngritur dinjitetin e profesorëve dhe dinjitetin e punëtorëve të UKM-së.

Ndryshe, ata sërish paralajmëruan se do të detyrohen të protestojnë para Qeverisë për të mbrojtur të drejtat dhe standardet e punëtorëve, pasi qeveria po i injoron vazhdimisht.

Ata kërkojnë rritje pagash, 25% në 4 vitet e ardhshme.

Nga shtatori do të ketë rritje të pagave në arsimin e lartë dhe kjo është paraparë me ribalancimin e buxhetit, bëri të ditur ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, i cili pas protestës paralajmëruese tha se është i hapur për bashkëpunim dhe ashtu siç ka pasur dialog social për arsimin fillor dhe të mesëm, pret të jetë edhe me sindikatat përfaqësuese për arsimin e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat